MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ha çokollatë për një muaj?

07.10.2022 - 10:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ha çokollatë për një muaj?

Mjeku: Edhe pse e dimë që sheqernat në ëmbëlsira janë të dëmshme për shëndetin, shumica prej nesh nuk mund t’i rezistojnë çokollatave. Kjo është arsyeja pse është mirë të reduktoni marrjen e tyre dhe kjo vlen edhe për çokollatat e zeza. Por çfarë ndodh nëse nuk hani çokollatë për një muaj?

Ndryshimet e humorit

Nëse vendosni të hiqni dorë nga çokollata, po reduktoni marrjen e sheqerit. Ndryshimet në nivelet e sheqerit në gjak çojnë në ndryshime të humorit, dëshira dhe sjellje të tjera jo të shëndetshme. Sheqeri mund të ulë energjinë dhe nëse nuk konsumoni çokollatë, do të vini re një ndryshim të dukshëm.

Gjumi më i mirë

Çokollata përmban kafeinë dhe nëse e hani më vonë gjatë ditës, mund të keni probleme me gjumin. Kjo ëmbëlsirë mund t’ju mbajë zgjuar për orë të tëra. Nëse e eliminoni, mund të vini re se jeni më të relaksuar dhe flini më mirë.

Vetëdija emocionale

Me siguri e keni njohur faktin që shumë njerëz i “zgjidhin” ndjenjat e këqija duke ngrënë çokollatë. Në këtë mënyrë ata duan të qetësojnë emocionet e tyre, edhe kur nuk kanë dëshirë të hanë. Duke hequr dorë nga çokollata, ju mund të ndihmoni në përmirësimin e dietës suaj.

Rrezik më të ulët të sëmundjeve

Një dietë e lartë me sheqer mund të çojë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike. Duke reduktuar konsumin e çokollatës, ju mund të zvogëloni rrezikun e kësaj sëmundjeje, diabetit madje edhe sëmundjet kardiovaskulare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si të zgjidhni çokollatën perfekte

Ju pëlqejnë ëmbëlsirat?