Sot në Lefkada , nisën sërish kërkimet për çiftin, të cilit i kanë humbur gjurmët që prej ditës së djeshme të mërkurës (19/10) .
Autoritetet u lajmëruan nga familjarët e çiftit të cilët po prisnin të ktheheshin nga zona e Athanit ku kishin shkuar për të siguruar mjaltin .
Punonjës policie, zjarrfikës dhe familjarë të të zhdukurve “krehin” të gjithë zonën përreth Athanit , itinerarit për në Athani por edhe më larg zonës së caktuar.
Sipas informacioneve nga mediat lokale komunikimi i fundit i çiftit ka qenë me një bletërritës nga Athani. Siç ka përmendur ai, çifti do të vizitonte Kepin e Nirës dhe në kthim do ta takonin për të marrë mjaltë, takim që megjithatë nuk u zhvillua kurrë.
Në kërkim do të marrë pjesë edhe një helikopter, duke kërkuar nga ajri shenjat e çiftit të zhdukur në Lefkada .