MENU
klinika

E akuzoi për kopje por më pas...

Çfarë ndodhi mes Luana Vjollcës dhe Bora Zemanit?

09.10.2022 - 16:20

Mbrëmjen e djeshme ishte puntat e parë e “Dancing with the Stars” dhe hyrja e Bora Zemanit mori një vëmendje të madhe.

Veshja e saj vezulluese mori vëmendje të madhe ashtu sikurse dhe koreografia që ishte përgatitur. Moderatorja arriti që të kërcejë mjaft mirë, duke patur parasysh edhe faktin që ajo është marrë me balet shumë vite më parë.

Mirëpo si veshja ashtu edhe koreografia u komentuan si shumë të ngjashme me performancën e moderators Luana Vjollca në “Shiko Kush Luan.”

Dhe kjo e fundit duket se nuk ka lënë pa thumbuar në lidhje me këtë moment, Në një postim, tashmë të fshirë, Luan aka ndarë një fragment të shkëputur nga një ‘fanpage’ I saj.

“Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën si ti dhe ky është fakt i madh” – thuhet në postimin e shpërndarë nga fansat, I cili u ropostua edhe nga vetë prezantuesja.

Vjollca kujtojmë se shumë shpejt, kthehet në ekran, këtë herë në Klan, pasi ndau rrugët 15 vjeçare me Top Channel, shtatorin e vitit të kaluar.

Projekti që do e rikthejë titullohet “Zemërluana” dhe është përfolur shumë nëse do jetë program dashurie apo spektakël si “Shiko kush luan”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga një motër, u bënë dy!

Konfirmohet kalimi i Luanës në “Tv Klan”

Nga Bora Zemani tek vëllezërit Veshaj e Marina Vjollca

Ja sa paguhen personazhet e showbizz-it