MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Chelsea mposht Milanin, Juve bën detyrën, ngec PSG

05.10.2022 - 23:00

Champions League dha verdiktet sonte të disa ndeshjeve të xhiros së 3-të të grupeve. Milan tregoi limitet ndaj Chelsea. Pikërisht atëherë kur “Djajtë” duhej të nxirrnin në pah potencialin si skuadra më e fortë në Itali, mposhten 3-0 në Londër.

Blutë  e filluan takimin me mjaft agresivitet. Mason Mount do vinte në provë portierin Tatarusanu, por ky i fundit do reagonte menjëherë, duke neutralizuar aksionin. Pas tij, do ishte Thiago Silva që do tentonte gol me kokë, por pa ia dalë dot.

Në minutën e 24-të, një rrëmujë në zonë do i jeptë mundësinë Fofanas për golin e parë me fanellën e Chelseat. Ekipi i Piolit po vuante shumë te finalizimi dhe e kishte mjaft të vështirë të gjente hapësira për të gjuajtuar në portë.

Fillim i pjesës së dytë do nxjerrtë zbuluar mbrojtjen e kampionëve të Italisë, pasi pësojnë dy gola me Aubameyang dhe James.Gara në grupin E është mjaft e fortë tashmë pasi të dy këto ekipe kanë nga katër pikë dhe pozicionohen përkatësisht në vendin e dytë dhe të 3-të.

Në Grupin H, Juventus i jep kuptim garës dhe futet në valle për kualifikim tutje (3 pikët e para në grup). Sonte bardhezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Maccabi Haifa. Ashtu siç pritej, transferta e PSG ndaj Benfikës do rezultonte mjaft e vështirë, pasi takimi do përfundonte 1-1.

Në ndeshjen e grupit F, Real Madrid u dëfrye në shtëpi para tifozëve të vet, pasi mundi 2-1 Shakhtar Donetsk. Rodrygo dhe Vinicius do i jepnin epërsinë e dyfishtë madrilenëve, brenda gjysmë ore lojë. Ukrainasit do “zgjoheshin”  me Zubkov, por pa mundur dot të merrnin një pikë.

Haaland nuk e ka ndërmend të ndalet. Sonte, ylli norvegjez shkëlqeu te  Manchester City (Grupi G), “tundi rrjetën” 2 herë ndaj Copenhagen. Sikur të mos mjaftonte spektakli personal i tij, vuajtjet mysafirëve ua shton Khocholava me autogolin e tij. Në pjesën e dytë, s’munguan as Alvarez dhe Mahrez. Takimi u mbyll 5-0, ndeshje kjo që u luajt vetëm në një krah. Sevilla pësoi disfatë 1-4 nga Dortmund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN