MENU
klinika

“Mbi 1500 euro metri katror”

Cilat janë 3 zonat më të shtrenjta në Tiranë?

03.10.2022 - 19:47

Sipas një vëzhgimi të kryer nga agjencitë e pasurive të patundshme dhe individë për çmimet e apartamenteve në Tiranë, raportohet se janë rritur më shumë çmimet në tre zona: Rrugën e Elbasanit, përreth Liqenit Artificial dhe në zonën e Kopshtit Botanik.

Çmimi mesatar i një metri katror në 2021 në Tiranë ishte 1100 deri në 1200 euro. Aktualisht, ky çmim shkon më shumë se 1550 euro. Por, rritja nuk ka qenë e njëtrajtshme në të gjitha zonat e kryeqytetit.

Në këto zona, në varësi të apartamentit, qasjes së tij në infrastrukturë dhe vitin e ndërtimit, çmimet shkojnë deri në 3 mijë euro për metër katror, nga 1500 deri në 2000 euro që shiteshin vitin e kaluar.

Rritje me mesatarisht 30 për qind raportohen në zonat më pak të lakmuara, si Astiri dhe Fresku. Çmimi mesatar në këto dy zona ka kërcyer nga 550-650 euro për metër që ishte vitin e kaluar në 900-1000 euro për këtë vit.

Çmimet janë dyfishuar në zonat periferike të Tiranës në dekadën e fundit, ndërsa janë rritur deri në tre herë më shumë në zonën e qendrës, ish-Bllokut, përreth Liqenit dhe te Rruga e Elbasanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet e apartamenteve

Tirana më e shtrenjta në rajon?

The Guardian zbulon projektin e firmës holandeze

Kullë në qendër të Tiranës në formën e profilit të Skënderbeut