MENU
klinika

Pushtimi i Ukrainës

Çudit gjenerali amerikan: Lufta në Ukrainë nuk duhet të mbarojë kaq shpejt

11.10.2022 - 18:53

Të gjitha luftërat kanë një fillim, një faze kulmore dhe një fund. Tradita mund të sugjerojë se faza kulmore ose e mesme – zhvillimi një lufte – është pjesa më e vështirë. Në fakt, pjesa më e vështirë është dhënia fund e një lufte me drejtësi.

Fred Ikle e shpjegon kështu në librin  tij “Çdo luftë duhet të përfundojë”:Nëse vendimi për t’i dhënë fund një lufte, do të buronte vetëm nga një llogaritje racionale rreth fitimeve dhe humbjeve për kombin në tërësi, nuk do të ishte më e vështirë të dilej nga një luftë sesa të hyhej në një tjetër.

Problemi është se në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me një llogaritje të arsyeshme. Përshkallëzimi i veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin pas dështimeve të ushtrisë së tij në fushën e betejës, e bën shumë të qartë pikëpamjen e Ikle. Putini nuk mund ta pranojë atë që pjesa tjetër e botës e sheh si të qartë:Ai ka humbur shumë, dhe po humbet akoma më shumë.

Për më tepër, nëse aleatët do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën siç janë zotuar ta bëjnë, dhe nëse Ukraina do të ruajë shpirtin e saj luftarak, Vladimir Putini do të vazhdojë të humbasë. Mobilizimi i pjesshëm rus nuk do t’i ndryshojë realitetet në fushën e betejës, madje edhe nëse do të funksiononte më së miri, gjë që është e dyshimtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtari i lartë britanik jep alarmin

“Armët e avancuara do të na sjellin katastrofën”