03.10.2022 - 10:53
Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme GJKKO, për procesin gjyqësor me Ardian Çelën.
Përplasja mes Palokës dhe Çelës nisën për zgjedhjet e 25 prill të 2021. Paloka kishte hedhur akuza ndaj Çelës që ishte drejtues politik i PS në Durrës duke thënë se ai ka blerë vota për Partinë Socialiste në qytetin bregdetar.
Sipas demokratit maxhoranca përdori metodën e punësimeve fiktive me kontrata 2-mujore për të siguruar vota.