MENU
klinika

"Kryeministri shqiptar më sulmoi verbalisht"

Deputetja greke reagon pas debatit të ashpër me Ramën në KiE

14.10.2022 - 09:49

Pas debatit një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama nga asambleja e KiE, vjen reagimi nga deputetja greke, Nina Kasimati.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se Rama e sulmoi fort verbalisht.

Deputetja sqaroi se gjithçka nisi pas pyetjes së saj se si po ecën procesi i anëtarësimit në BE, në një kohë kur Shqipëria forcon marrëdhëniet me një shtet kërcënues si Turqia.

“Pak më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht përpara seancës plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë të së Majtës Evropiane në Kuvend e pyeta zyrtarisht se si po ecte procesi i pranimit të Shqipërisë në BE, me gjithë marrëdhëniet gjithnjë e më të thelluara strategjike me shtetin ‘ofendues’ Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij provokues në përgjithësi, i paprecedentë në Strasburg, shkaktuan reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike, të cilët vendosën unanimisht në një shenjë mosmiratimi për të mos marrë pjesë në darkën zyrtare të thirrur nga kryeministri shqiptar”, thuhet në reagimin e saj.

DEBATI DJE
“Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të trija janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj.

Ju keni problemet tuaja shpresoj ti zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tan se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë.

Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur. në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. Kam privilegjin të konsideroj vetem mik të Erdogan e Mitsotaqis për të zgjidhur këtë çështje”, tha Rama.

Anëtarja e Greqisë, Nina Kasimati: Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evropaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rrëzoni akuzat e turpshme ndaj Kosovës"

Rama, kritika të forta KiE: Shpëtoni fytyrën