MENU
klinika

'Kapriçot' e motit në Kretë

Deti mbushet me “shkumë”, ekspertët shpjegojnë fenomenin

18.10.2022 - 09:49

Kreta u përfshi nga moti i keq me rrebeshe shiu gjatë fundjavës që shkoi, madje pati edhe dy viktima.

Mirëpo, një fenomen i rrallë ka çuditur ekspertët.

Pas motit ekstrem, deti është mbushur me një lloj shkumbe të bardhë. Vende-vende në brigjet e Kretës shkuma merr edhe ngjyrë kafe pasi përzihet me sasinë e madhe të baltës.

Mediat në vend, duke cituar ekspertë thonë se fenomeni është rezultat i sasisë së madhe të baltës që përfundoi në det pas shirave.

Balta transportoi në det edhe lëndë ushqyese duke bërë që këto lëndë ushqyese të shkaktojnë një rritje intensive të mikroorganizmave planktonikë, të cilët, si produkte të metabolizmit të tyre, lëshojnë proteina dhe përbërës të tjerë organikë.

Të gjithë këto faktorë, sipas ekspertëve, shkaktojnë edhe fenomenin e shkumëzimit (njëlloj si në rastin kur rrahim të bardhën e vezës që është proteinë.) Fenomeni nuk është as i rrezikshëm dhe as helmues, por gjithsesi do të merren mostra dhe do të kryen analiza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mijëra mjete të bllokuara prej 22 orësh

Moti ekstrem në Greqi, ushtria në terren


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi