MENU
klinika

Rrëqethëse!

Djali humbi jetën në aksident, familja nga Kosova ‘fal gjakun’

28.10.2022 - 16:22

Një video rrëqethëse nga Kosova, ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi, dhe jo pa arsye!

Dy familje në Kosovë janë përqafuar dhe kanë ngushëlluar njëra-tjetrën pas një aksidenti tragjik të ndodhur këtë të mërkurë, që gati i futi në hasmëri. Bëhet fjalë për aksidentin në Podujevë ku ndërroi jetë 30-vjeçari Adnan Halimi. Ai po udhëtonte me biçikletë në rrugën Prishtinë-Merdarë në momentin që u përplas nga një makinë.

Rastësia deshi që në timonin e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik të ishte djali i familjes Musa, fqinje me atë Halimi. Madje viktima dhe personi që drejtonte mjetin ishin shokë.

Videoja e publikuar nga mediat e Kosovës tregon se të dyja familjet kanë vendosur të bëjnë paqe, më saktë, familja e të ndjerit i ka falur familjes Musa gjakun e të birit pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçarit.

Pamjet e burrave teksa përqafojnë njëri-tjetrin të përlotur kanë bërë xhiron e rrjetit.