15.10.2022 - 14:16
Dy policë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 19-vjeçare brenda ambienteve të komisariatit.
Megjithatë dy policët kanë dëshmuar se kanë kryer marrëdhënie me 19-vjeçaren pasi janë larguar nga komisariati.
Në lidhje me ngjarjen ka folur për mediet greke kreu i sindikatës së policëve, Stavros Balasakas. Ai ka thënë se ndihet i turpëruar për aktin e dy efektivëve.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos, në postimin e tij në rrjetet sociale, thekson se ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të rastit.