MENU
klinika

“Shkelja më e madhe në histori”

Ed Sheeran sërish përpara gjykatës

01.10.2022 - 14:42

Ed Sheeran do të dalë sërisht para gjykatës.

Pas “Shape of You” një tjetër këngë e britanikut është akuzuar për plagjaturë.

Ed Sheeran do të dalë në gjyq për çështjen e tij prej 100 milionë dollarësh për të drejtat e autorit.

Akuza që rëndon mbi kantautorin është se ka hequr elementë nga klasikja e Marvin Gaye e vitit 1973 “Let’s Get It On” për të shkruar hitin e tij të vitit 2014, “Thinking Out Loud”.

Një datë për gjykimin nuk është caktuar ende, sipas burimeve nga mediat e huaja.

Kjo ngjarje vjen pas një tjetër gjyqi që u përball Sheeran ku u shpërblye me 1.1 milion dollarë në kosto ligjore pasi fitoi padinë për plagjiaturë të ‘Shape of You’.

Çështja midis Sheeran dhe bashkë-shkrimtarit të ndjerë të këngës, Ed Townsend, filloi për herë të parë në vitin 2016.

Atë vit, Sheeran u padit nga familja e Townsend, por çështja u pushua vitin e ardhshëm.

Pasi familja Townsend shiti një të tretën e aksioneve të tyre në “Let’s Get It On” te “Structured Asset Sales”, organizata rifilloi padinë në 2018 për një shumë prej 100 milionë dollarësh.

Sheeran dhe dy bashkë-shkruesit e tij, Steve McCutcheon dhe Johnny McDaid i Snow Patrol, ishin përfshirë në një betejë ligjore për vite me rradhë me Sami Chokri dhe Ross O’Donoghue, një dyshe kantautorësh që pretenduan se mega-hiti i 2017-ës i zbehu gjurmët “Oh pse.”

David Pullman, pronar i “Structured Asset Sales”, tha pas vendimit të fundit që Ed Sheeran të dalë sërish në gjyq, ai ishte “i kënaqur” që çështja do të shkojë në një juri dhe se ai “pret më shumë sukses në këtë çështje që përfshin shkeljen më të madhe të të drejtave të autorit në histori”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN