MENU
klinika

Sulmon Prokurorinë e Tiranës: Zullum i madh

Edi Rama flet për udhëtimet me charter

28.10.2022 - 13:45

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot udhëtimet e tij me charter të publikuara nga hakerat iranianë. Në një takim me qytetarë nga Dibra, Rama ka zbuluar kostot e udhëtimeve të tij me avionin për të cilin tha se ka një marrëveshje me Air Albania dhe kjo sipas tij është bërë më tepër për promicionin e linjës ajrore.

Rama beri nje krahasim me vitin 2010 dhe tha: “Për një udhëtim të hijenës, kostoja ishte 2.5 milionë të vjetra. Për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta e janë shifrat e faturat të gjitha nuk është me muhabete”.

Nga ana tjeter Rama hodhi dhe akuza ndaj Prokurorise se Tiranes per te cilen tha se nuk prek me dore te akuzuarit per evazion.

Edi Rama: Gënjestrat, sajesat, fabrikimet dhe përsëritja e tyre kanë avantazhin që ka rrena në krahasim me të vërtetën.

Tek ajo taksia ime. E vërtetë që qysh prej 2020 kur morëm presidencën e OSBE kemi bërë një marrëveshje me Air Albanian për dhe interesin e Air Albania për promocion për të pasur një avion për udhëetimet e punës, jo privatet që unë bëj shumë pak që i bëj me shpenzimet e mia kur dalim ndonjëherë me të shpisë.

Marrëveshja është ripërtërirë e ndryshuar. Nga kush do ta dëgjoni jo nga hijena non grata se hijena vet ëshë on grata por kur bëhet e non grata pastaj është llahtar fare.

Imagjino hijenë që nuk shihet dot me sy vetë. Hijen spiun më keq akoma dhe hijenë dhe spiun. Janë dhe ca hijena të tjera që bëjnë kujisjen.

Ata i bëjnë llogaritë me charterat që marrin vetë. Janë gjëra që sidoqoftë do sqarohen të gjitha, por do hash dynjanë se e ke rrugën e mbushur me hijena. Por s’kanë faj se janë në prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Dhe i tregojnë njerëzve lajmet, në kohën që duhet të përgjigjen për miliona që u kanë marrë shqiptarëve se nuk kanë pagur taksat që duhet të paguanin, ne kemi bërë punën tonë i kemi cuar në prokurori e ajo si prek, si prokuroria nuk prek të gjithë të mëdhenjte, i con atje shteti, tatimet e doganat e atje rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë se SPAK është tjetër gjë.

Prokuroria e Tiranës është një zullum i madh i një sistemi që nuk është reformuar si duhet.

Tek taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat se kanë fatura të paguara dhe interesante është që pavarësisht se kemi këtë shërbim unë si km i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi.

Domethënë për një udhëtim të hijenës, kostoja ishte 2.5 milionë të vjetra. Për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta e janë shifrat e faturat të gjitha nuk është me muhabete.

Ndërkohë në atë taksinë që nuk është e imja është në shërbim, s’jam vetëm unë por dhe delegacionet. Duke mos marrë badigardë me vete jashtë si merrte hijena se kishin hall se do e sulmonin se ishte i bukur shumë e kishte hall mos e sulmonin sorkadhet, duke mos ndenjur në hotele që dhe ato kushtojnë, duke u kthyer brenda ditës, është shumë e thjeshtë. Ai avioni është promocion për kompaninë