MENU
klinika

Sulmet kibernetike

Eksperti i teknologjisë Kallanxhi: Hakerat janë akoma në sistem

04.10.2022 - 14:36

Hakerimi i sistemeve elektronike shqiptare vazhdon të komentohet dhe analizohet nga prizma të ndryshëm. Ekspertët e teknologjisë janë të përçarë për sa i përket pasojave që këto sulme do të kenë në sistemet shqiptare dhe nëse ato do të mund të rimëkëmbën.

Për ekspertin e teknologjisë Tomi Kallanxhi, i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, hakerat vazhdojnë të qëndrojnë në sistem. Sipas tij hakerat “janë akoma brenda” dhe duke iu referuar raportit të Microsoft ai u shpreh që “ishin dy açounte të komprementuara që kishin akses në TIMS.”

“Hakerat kanë qenë në Root Server, në trurin që komandonte të gjithë serverat e AKSHI-t, janë në një shtëpi, nuk do të thotë që ka vjedhur vetëm një dhomë, por është futur dhe te dhoma tjetër, edhe nëse janë në sistemin tonë, praktikisht nuk e kuptojmë dot”, tha Kallanxhi.