MENU
klinika

Përplasjet Turqi-Greqi

Erdogan tjetër mesazh Athinës: Qëndroni larg sjelljeve që mund të çojnë popullin drejt shkatërrimit

01.10.2022 - 19:10

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan s’i ka ndalur kritikat kundër Greqisë. Erdogan është shprehur se Ankaraja e di shumë mirë se kush e ktheu Greqinë kundër pas 100 vitesh.

“Ne e dimë shumë mirë se kush e ktheu Greqinë sërish kundër nesh pas 100 vitesh. Ne e dimë se përse loja u zhvillua në këtë mënyrë”, ka thënë Erdogan.

I ndalur tek armatosja e shtetit grek, ai më tej është shprehur: “Armatimi i Greqisë është i papajtueshëm. Nuk është në interesin e askujt të ndjekë një politikë provokuese. Ne e këshillojmë Greqinë të përmbahet nga sjelljet që e çojnë popullin drejt shkatërrimit”, ka thënë më tej presidenti turk.