MENU
klinika

Osmani: E presim shpejt në vizitë

“Erdogani mund ta bindë Vuçiçin ta njohë Kosovën”

10.10.2022 - 12:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk Recep Tajip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiçi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani ndër tjerash.

Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.

“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.

“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova do të ketë probleme me energjinë gjatë këtij dimri.

Po ashtu ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë. /Express/