MENU
klinika

Vendimi që pritet

ERE njofton mbledhjen e bordit

06.10.2022 - 17:38

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar për mbledhjen e bordit ditën e nesërme ku do të diskutohet pikërisht për rritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800kWh.

Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në orën 14:00 ku pritet një ndryshim mbi vendimin e disa ditëve më parë ku ERE miratoi çmimin 42 lekë/kWh për konsumin e mbi 800kWh për abonentët familjarë.

Nuk dihet ende se çfarë ndryshimi pritet të ndërmerret nga ana e ERE-s. Kujtojmë se qeveria vendosi të mos e aplikojë fashën 800kWh për familjarët për muajin tetor.

Njoftimi i Entit Rregullator të Energjisë:

MBLEDHJA Nr. 44,

Datë 07.10.2022, ora 14:00

e Bordit të ERE-s

Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet të arsyetojë miratimin e fashës 800 kilovat"

Konfindustria kërkesë Kuvendit: Seancë urgjente për ERE-n

Kriza e energjisë/ Preken rreth 50 mijë familje!

Nis operacioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve