Ishin burime ekskluzive për “iconstyle.al” që treguan se Alfio dhe Fatma i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, madje me një vëzhgim në rrjetet e tyre so
Së fundmi moderatorja ka festuar ditëlindjen e saj në Zvicër, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes postimeve të saj në rrjetet sociale. Gjithashtu në postimet e publikuara vihet re se ajo është e shoqëruar nga një mikeshë e saj.
Nga ana tjetër Alfio ka qenë mjaft aktiv në Instagramin e tij, duke postuar një selfie, dhe disa receta në Instastory. Urim për Fatmën? Të paktën publikisht jo.
Pak pas lajmit të ndarjes, Alfio bëri një premtim publik të birit. Krahas fotos së ëmbël, Alfio i ka dedikuar disa fjalë të ndjera djalit, ku i premton se do t’i qëndrojë gjithmonë afër.
“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkroi Alfio në postimin e tij.
Më herët kujtojmë që ishte një postim i Alfios kur ishte pak i pirë, që konfirmoi lidhjen me Fatma Methasanin në Instagram, duke u kthyer në çiftin e preferuar të publikut.
Ndjenja e tyre e bukur u bekua me një bebush, një djalë të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Noah. Në rrjete sociale, familja e tyre e ëmbël tërhiqte gjithmonë vëmendjen dhe shumë shpesh pozonin pranë njëri-tjetrit.