MENU
klinika

Lufta

FMN miraton 1.3 miliardë fonde për Ukrainën

08.10.2022 - 17:06

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar 1.3 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë FMN, sipas mediave të huaja.

Ata thanë se autoritetet ukrainase meritojnë një falenderim për ruajtjen e një shkalle të lartë stabiliteti makro-financiar në rrethana veçanërisht të vështira. Lajmi është bërë i ditur edhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falë një postimi në Twitter.

Presidenti falënderoi drejtoreshën menaxhuese të FMN-së Kristalina Georgieva dhe Bordin Ekzekutiv për mbështetjen e tyre.