MENU
klinika

Nuk fshihet më

Fotoja e parë e Tottit në publik me dashurën e re

04.10.2022 - 16:10

Francesco Totti dhe e dashura e tij e re Noemi Bocchi nuk fshihen më. E përjavshmja “Diva e Donna” ka publikuar fotot e ish-futbollistit dhe stilistes së luleve për herë të parë së bashku.

Në prag të asaj që premton të jetë një betejë ligjore e pandalshme për divorcin nga Ilary Blasi, ish-kapiteni i Romës u shfaq me 34-vjeçaren në restorantin “L’isola del pescatore” në Santa Severa.

Ky është pikërisht vendi ku i kishte kërkuar Blasit të martohej me të në fillim të viteve 2000. Aty u zhvillua festa surprizë për 46-vjetorin e kampionit të botës me Italinë më 2006. Prezente ishte edhe Noemi, miqtë më të afërt dhe fëmijët Cristian, Chanel e Isabel, të cilët tashmë janë takuar me partneren e re të babait.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njohja prej më shumë se një viti

Blasi e tradhtoi Tottin me trajnerin personal