MENU
klinika

Gara ushtarake “Cambrian Patrol ‘22”

FSK e dyta në mesin e 107 ushtrive të botës

17.10.2022 - 12:22

Në mesin e 107 ekipeve të ushtrive ndërkombëtare, FSK fiton medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake “Cambrian Patrol ‘22”, ka njoftuar Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes sukseseve që po arrinë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ‘22” që u zhvillua në Britani të Madhe” thuhet në njoftimin e MFSK’së.

Sipas Ministrisë, në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare.

“Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur” theksohet tutje.