MENU
klinika

"Është i izoluar..."

Gara për zgjedhjet lokale/ Berisha përjashton Lulzim Bashën

06.10.2022 - 15:18

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot ne nje deklarate per mediat jashte Kuvendit se ish kreu i PD, Lulzim Basha “eshte i izoluar” dhe se duhet te “sqaroje problemin e vet te madh qe ka”.

Pyetje: Nëse nuk bashkohen deputetët e grupit tjetër demokrat?

Berisha: Derisa gjithcka është e hapur unë nuk shoh arsye pse të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të marrin pjesë përvec njërit, ai ka problemin e vet. E merrni me mend ju. Asnjeri nuk implikoj, ai është vetëm i izoluar të sqarojë problemin e vet te madh qe ka. Se ca thotë Alibeaj është tjetër punë por mund t’i them Alibeajt se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.