MENU
klinika

Protestoi “live” në televizion kundër luftës në Ukrainë

Gazetarja ruse zhduket sëbashku me vajzën

04.10.2022 - 20:07

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova e cila protestoi live në televizion kundër luftës në Ukrainë, ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe është zhdukur.

Sipas CNN, autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim gazetaren, e cila akuzohet për shpëndarjen e informacioneve të rreme.

Këtë e ka konfirmuar edhe ish-bashkëshorti i saj, i cili tha se ajo ka marrë vajzën dhe është zhdukur.

“Gjithçka që di është se ajo është larguar”, tha Zakhvatov për CNN.

Ovsyannikova është shtuar në “listën e të kërkuarve” të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse.

Gazetarja ruse u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie në muajin gusht të këtij viti, dhe kjo masë është në fuqi deri më datë 9 tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Quajti luftën në Ukrainë një krim

Zhduket gazetarja ruse