MENU
klinika

Në këmbë plagë me armë zjarri

Gjendet i vrarë 34-vjeçari në Fushë-Krujë

21.10.2022 - 09:59

Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.