15.10.2022 - 14:21
Gjykata e Sarandës ka dënuar me 3 vite burg 50-vjeçarin Abedin Ogiçi nga fshati Vergo i Delvinës.
Dënimi është dhënë nga Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, i cili e ka deklaruar fajtor Ogiçin për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.
Ky i fundit u arrestua në 14 korrik të vitit 2021 nga policia e Delvinës, pasi në banesë i’u gjetën të kultivuara në kubikë, fidanë “cannabis sativa”.
Në Gjykatën e Sarandës ndërkohë po vazhdon një tjetër proces për Abedin Ogicin për një tjetër vepër penale.