MENU
klinika

Regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës

Hajrullahu: Ka lajme të mira në favor të shqiptarëve

04.10.2022 - 14:17

Shqiptarët që banojnë në luginën e Preshevës, të cilët kanë bojkoturar regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, kanë nisur procesin e regjistrimit të banorëve që jetojnë atje me një bashkëpunim ndërmjet partive shqiptare që operojnë atje. Të gjitha palët që përfaqësojnë shqiptarët në luginën e Preshevës po mbështesin e procesin e regjistrimit dhe po informojnë banorët për një regjistrim sa më të saktë të popullsisë.

Në një lidhje direkte me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Egzona Hajrullahu – kryetare e Zyrës për të Rinjtë në Presheve si dhe sociologe në profesion, u shpreh që procesi i regjistrimit të popullsisë në Preshevë, është shumë i rëndësishëm, dhe ka lajme të mira në favor të shqiptarëve të luginës. Shqiptarët në jug të Serbisë – në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë më 2011, gjë e cila kishte pasur pasoja negative në ndarjen e buxhetit për komunat në jug të Serbisë, të cilat banohen kryesisht nga shqiptarët.

Regjistrimi në Prishtinë, ka filluar që më datën 1 tetor deri në 31 tetor 2022.

Sipas sociologes Egzona Hajrullahu. Komuna e Preshevës është duke informuar banmoret për procesin e regjistrimit dhe ndikimin që ky process ka për shqiptarët në luginën e Preshevës. Për Hajrullahun:

‘Procesi po ecën mirë përgjithshësisht por shqiptarët vijnë pas një bojkoti të vitit 2011. Është dashur të bindim të gjithë banoret pse është e rëndësishme që ata të regjistrohen këtë herë. Opozita dhe pozita janë bërë bashëk në mënyrë që ky process të dalë sa më fitimtarë për shqiptarët’.