Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është thirrur sot për të dëshmuar në SPAK. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se Qato është thirrur në SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se ish-drejtoresha prej më shumë se një orë ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
“Zonja Qato është sot në prokurori lidhur me një kallëzim të KLSH për shkeljet të barazisë ne tendera. Me kallëzimin nga ana e KLSH u dënoncuan edhe zyrtarë të tjerë. Qato kishte bërë më herët një kallëzim për kompaninë ‘Gjoka’. Mbetet një konflikt i hapur ndaj tyre. Pak muaj më parë Qato kundërshtoi zgjatjen e afatit të hetimit në lidhje me këtë çështje por kërkesa e saj nuk u pranua. KLSH ka gjetur shkelje për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë”, tha më tej gazetarja Klodiana Lala.
Qato do të japë dëshminë e saj para prokurorëve për periudhën që ka drejtuar ARRSH-në. Siç shihet dhe nga pamjet, Qato shoqërohej nga avokati i saj, Vladimir Meçe.