MENU
klinika

Deklaratat

Jo vetëm me Putinin, tani Zelensky po ‘lufton’ edhe me Elon Musk!

04.10.2022 - 10:21

Së fundmi Twitter ‘zien’ nga disa deklarata ‘hidh e prit’ nga presidenti i Ukrainës dhe miliarderin Elon Musk.

Musk u ka bërë thirrje përdoruesve të Twitter që të votojnë pro ose kundër propozimit të tij për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë personi më i pasur në botë kur mbështet Ukrainën.

“Cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?” ishte pyetja e shtruar nga Zelensky, duke ofruar dy opsione: ai që mbështet Ukrainën apo ai që mbështet Rusinë?

Musk, njeriu më i pasur në botë, propozoi mbajtjen e referendumeve në katër rajonet e Ukrainës – të cilat Rusia njoftoi javën e kaluar t’i aneksojë – me kusht që vëzhguesit e OKB-së të mbikëqyrin procesin. Referendumet e mbajtura në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson u dënuan nga Kievi dhe Perëndimi si “të paligjshme”.

“Rusia po largohet nëse ky është vullneti i popullit”, ka shkruar Musk.

 

Shefi i Tesla-s propozoi që Krimea të cilën Moska e kapi dhe e aneksoi në vitin 2014 – të njihet si pjesë e Federatës Ruse, që të garantohet furnizimi me ujë i Krimesë dhe që Ukraina të mbajë një qëndrim neutral. Ai u kërkoi përdoruesve të Twitter të votojnë “po” ose “jo” për propozimin.

“I dashur Elon Musk, kur dikush tenton të vjedhë rrotat e Teslës, ata nuk e marrin me ligj atë. Edhe nëse pretendojnë se e kanë votuar”, komentoi presidenti lituanez Gitanas Nausenda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elon Musk merr dritën e gjelbër!

Aktivizim i internetit me Starlink për iranianët


Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla