MENU
klinika

Analiza

Kërcënimi i Putinit tregon se kjo është një rrugë pa kthim

05.10.2022 - 09:31

A do të përdorë Vladimir Putin armët bërthamore në Ukrainë?

Kjo është dilema kryesore, duke vënë në dukje se, në këtë fazë, presidenti rus as nuk po humb, por sigurisht nuk po e fiton luftën. Ndërsa Rusia ka në kontroll më shumë territor se sa kishte para pushtimit, gjërat nuk po shkojnë siç duhet për Kremlinin.

Putini u detyrua të njoftonte mobilizimin e pjesshëm ushtarak. Përpjekja e Putinit për të fituar me çdo kusht mund ta detyrojë atë të ndërmarrë hapa  që duken shumë serioze dhe potencialisht të tmerrshme.

Me presionin në rritje, lëvizja e tij e radhës duhet të jetë një goditje aq e madhe sa të tejkalojë të gjithë të tjerët: Një sulm bërthamor.

Presidenti rus tashmë ka lënë të kuptohet për këtë mundësi, ndërsa Uashingtoni dhe NATO po shqyrtojnë se si mund të reagojnë për të dhënë përgjigjen e nevojshme.

Të gjithë skenarët

A mundet Putini të “shtypë butonin” për të lëshuar një armë bërthamore taktike për të goditur objektivat ushtarake, jo qytete të tëra?

Fuqia shkatërruese e një arme bërthamore mund ta kthejë valën e luftës në favor të Rusisë. Edhe një sulm bërthamor me intensitet të ulët mund të zhdukë të gjitha njësitë ushtarake ukrainase në pak minuta.

This Is Not a Bluff”: Nuclear War Draws Closer as Putin's Threats Escalate

Gjithashtu do t’u jepte kohë rusëve për të rigrupuar forcat e tyre për të zmbrapsur kundërsulmin e vazhdueshëm ukrainas. Putini ka disa opsione të tjera: Ai mund të urdhërojë një përshkallëzim të sulmeve kibernetike, të vazhdojë me sabotimin që do të dëmtonte seriozisht sigurinë energjetike europiane, ose të zgjedhë rrugën e sulmeve më intensive konvencionale në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës.

Megjithatë, asnjë nga këto opsione nuk ka fuqinë e përdorimit të një arme bërthamore. Kjo mund ta trembë Kievin deri në atë masë sa ta detyrojë të pranojë kushtet ruse për “paqe”, domethënë të pranojë humbjen e 15% të territorit të vendit.

Me fjalë të tjera, SHBA dhe NATO të përgjigjen, por jo me të njëjtën monedhë. Përveç një paralajmërimi për “pasoja katastrofike”, Perëndimi nuk ka qenë mjaftueshëm i qartë se çfarë do të bëjë nëse Putini “shtyp” butonin bërthamor.

Të mos bësh asgjë nuk është një pikënisje ideale për një përgjigje, por si SHBA ashtu edhe aleatët e saj në NATO duken të kujdesshëm ndaj perspektivës së një përshkallëzimi të rrezikshëm me Rusinë.

Ata thjesht mund të ashpërsojnë sanksionet dhe të dërgojnë armë më të avancuara në Ukrainë – skenari më i mirë për Putinin. Presidenti rus mund të provojë një sulm taktik bërthamor si karrem për NATO-n, në mënyrë që të nxisë një konflikt mes tyre- diçka që Putini e ka dashur që nga fillimi.

Will the war in Ukraine go nuclear? Putin's order to ready Russia's  deterrent forces explained | Euronews

Sulmet ajrore të SHBA-së mund të zhdukin shumicën e forcave ruse brenda Ukrainës dhe të fundosin të gjithë flotën e saj në Detin e Zi. Putini mund të tërhiqet nëse beson se çmimi është shumë i lartë.

Analiza vazhdon me një parametër shtesë: Putini mund të humbasë dy aleatët e tij më të fuqishëm nëse vendos të përdorë armët bërthamore në Ukrainë. Xi Jinping i Kinës dhe Narendra Modi i Indisë janë të pakënaqur me mënyrën se si po shkon lufta.

Nuk dihet se çfarë i thanë së fundmi Putinit se si do të reagonin ndaj një sulmi bërthamor rus. Por presidenti rus e di se cilat janë synimet e Pekinit dhe Nju Delhit, ndaj kjo pritet të ndikojë në çdo vendim që ai merr.

Përgjigja e Kinës ose e Indisë mund të variojë nga një përgjigje e butë në një jashtëzakonisht e ashpër: nga një ndëshkim në OKB deri te ndërprerja e lidhjeve ekonomike me Moskën.

Dhe vetëm kërcënimi në lidhje me naftën dhe gazin rus, të cilin Putini duhet ta shesë për të furnizuar makinën e tij të luftës ka të ngjarë të frenojë liderin rus.

Por kjo e gjitha është një rrugë pa kthim.

Nëse Putini kalon atë vijë, të gjitha opsionet e tjera përjashtohen. Ndoshta, përsëri, udhëheqësi rus e ka vendosur tashmë dhe pyetja nuk është ” nëse ” por ” kur ” ai do të urdhërojë sulmin e parë bërthamor që nga Lufta e Dytë Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Krimeja dhe Donbasi mbajnë peng marrëveshjen”

“Kievi dhe Moska kanë rënë dakord për…”

Alarmi i shërbimeve amerikane të zbulimit për orët e ardhshme

“Lukashenko do ‘hedhë’ ushtrinë e tij me 48 mijë trupa në Ukrainë”