MENU
klinika

Miratohet rezoluta

Këshilli i Europës shpall Rusinë si regjim terrorist

13.10.2022 - 16:46

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka votuar sot në favor të rezolutës që e përcakton regjimin aktual rus si terrorist.

Deputeti i Popullit i Ukrainës Oleksiy Goncharenko e raportoi këtë në Telegram. 99 delegatë votuan “pro” dhe një abstenoi, shkroi ai, raportojnë mediat.

“Ky është një rezultat historik! Mbështetje e plotë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ky është një sinjal i fuqishëm në shkallë globale dhe është një hap tjetër për të njohur Rusinë si sponsor të terrorizmit”, theksoi deputeti.

Lexo edhe : Nuk i ‘dridhet qerpiku’ nga Putin! Evropa tani ka një ‘Zonjë të re të Hekurt’
Ai vuri në dukje se për herë të parë në histori, Këshilli i Evropës deklaroi se duhen dhënë armë. Bëhet fjalë për sistemet e mbrojtjes ajrore për mbrojtjen e popullatës civile.

Rezoluta thotë se prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk është e ligjshme, nuk ka baza ligjore për të. Gjithashtu, sipas deputetit, bëhet fjalë për ngritjen sa më të shpejtë të një gjykate ndërkombëtare.

Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky e ka përshëndetur vendimin duke e quajtur si një sinjal të fortë për botën.

“Faleminderit për mundësinë për t’iu drejtuar PACE sot. Për vëmendje ndaj Ukrainës. Lavdëroni miratimin e sotëm të rezolutës së PACE që përcakton regjimin aktual të RF si terrorist. Ky është një sinjal i fuqishëm për komunitetin botëror dhe Rusinë se dënimi për krimet është i pashmangshëm!”, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN