MENU
klinika

"I dashur President..."

Kryeministrja e re e Italisë, letër Berishës!

06.10.2022 - 17:01

Kryeministrja e sapozgjedhur e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar një letër falenderimi ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e uroi për fitoren në zgjedhjet që u zhvilluan disa ditë më parë.

src=”https://konica.al/wp-content/uploads/2022/10/letraegiorgiameloni.jpg” alt=”” width=”589″ height=”832″ class=”alignnone size-full wp-image-566087″ />

Në letrën e saj, Meloni u shpreh se fitorja e partisë së saj, duhet të shërbejë si shenjë shprese për të gjitha forcat konservatore në Europë për të mos u ndalur kurrë.

Ajo shprehet se afërsia e partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” me Partinë Demokratike është historike dhe shumë e rëndësishme.

Letra e Giorgia Melonit për Sali Berishën:

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar. Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu sië është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni