MENU
klinika

Katërkollë, 1946

Kundër analfabetizmit…

05.10.2022 - 14:54

         Fotografia e realizuar në Katërkollë – Anamal, daton në vitin e largët 1946

Gra të moshave të ndryshme, duke ndjekur kurset e shkrim-leximit. Përqindja e analfabetizmit në këtë kohe, për shkaqe të ditura, ishte shumë e lartë.

Katërkolla është qendër administrative, ekonomike, kulturore e fshatrave të krahinës së Anamalit në Malin e Zi, në mes të krahinës së Anamalit, në rrugën Ulqin – Shkodër, aty ku ndahet rruga për Krajë (Ostros), në njërën anë dhe rruga për fshatin mesjetar të Shasit, në anën tjetër.

Ndodhet vetëm 8 km larg nga pika kufitare e Sukubinës, 18 km nga Ulqini, 22 km nga Shkodra, 2 – 3 km nga Shasi dhe 18 km nga Ostrosi.

Emri i fshatit Katërkollë vjen nga ndërlidhja e fjalëve “katër” dhe “kollë”, nënkupton katër kishat e Shënkollës (Shën Nikollës), që gjenden në afërsi të fshatit.  Për herë të parë, Katërkolla përmendet në vitin 1614, në variantin Cadorcho, në vitin 1878 e gjejmë si Katrokolu dhe në vitin 1881, në një hartë angleze, shënohet si Katrokol.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit