MENU
klinika

Ambasadori i SHBA në Beograd

“Shqiptarët e kanë marrë Kosovën, kur të zgjohen serbët…”

11.10.2022 - 10:40

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është pyetur për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur se vendet duhet të arrijnë marrëveshjen.

Siç deklaroi ai, kur serbet të zgjohen do ta shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën.

“Qoftë në këtë shekull apo në shekullin tjetër, serbët kur të zgjohen do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete”, është shprehur ambasadori në TV Hepa.

Hill vlerësoi se vendet perëndimore po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësirë ​​për dialog.

I pyetur nëse rasti i Kosovës mund të krahasohet me rastin e territoreve ukrainase që iu aneksuan Rusisë, Hill tha se nuk ka shumë ngjashmëri, sepse Ukraina është në një pozicion tjetër.

Gjithashtu, ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se Serbia duhet të fillojë me pavarësimin e saj energjetik nga Rusia, në mënyrë që të ketë zgjedhje tjera të furnizimit.

“Në të ardhmen do të jetë në rregull që Serbia të marrë gaz nga Rusia, por kjo nuk është në rregull të ndodhë tani, dhe kjo është arsyeja që Serbisë i duhet ndihmë për të gjetur përcaktimin” ka thënë Hill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgatitje për dhunë të mundshme zgjedhore

A do ketë dhunë ditën e zgjedhjeve në Amerikë?