MENU
klinika

Hetoi Lazaratin dhe kokainën e Durrësit

Kush është prokurori që kërkon të drejtojë SPAK-un?

31.10.2022 - 12:27

Prokurori Edvin Kondili ka shprehru interesin për të qenë në krye të SPAK. Deri më tani rival ka prokurorin  Adnan Xholin.

Po kush është prokurori Kondili?

Hetoi “zotin” e drogës,Lazaratin dhe kokainën e

Prokurori Edvin Kondili i cili e ka kaluar me sukses Vettingun, ishte një nga prokurorët “rebelë” që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Kondili ka  pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas.

Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tre kandidatët nesër para KLP

Kush do ta drejtojë SPAK-un?