MENU
klinika

Krisja me Ramën

Kush është socialisti që do të garojë për postin e Dritan Lelit?

19.10.2022 - 13:06

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj, ka folur për zgjedhjet lokale 2023, duke konfirmuar se në Vlorë kandidat për kryebashkiak do të jetë një vlonjat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Metaj shtoi se së shpejti do të bëhet i ditur dhe emri.

“Vlora ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përzgjedh kandidat të standardeve nga më të larta. Kandidati do të jetë vlonjat. Procesi i zgjedhjes së emrave do të jetë i shpejtë. Do të jetë vlonjat. Ne jemi në fillim të një procesi, sapo kemi ndezur motorët e fushatës elektorale”- tha Metaj.

Ai pati kritika dhe për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ka pasur një ritëm të ulët pune në krahasim me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria.

“Ne nuk kemi ndonjë rrugë të ndarë apo të ndryshuar, ne jemi PS dhe kemi objektivin tonë të Integrimit të Shqipërisë në BE dhe Vlora, ka një rol jo të vogël në këtë objektiv. Kushdo që do na ndjekë në këtë objektiv është një forcë e shtuar.

Bashkia e Vlorës ka pasur disa ngërçe jo të justifikueshme dhe një ritëm pune të ulët krahasuar me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria. Janë bërë investime të jashtëzakonshme por mungon rezultati”- theksoi Metaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk pranon të dorëhiqet nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë

Dritan Leli refuzon ftesën e Ramës për të qenë kandidat për deputet