MENU
klinika

Konferenca Ndërkombëtare në Nanoteknologji

Kushi: Financojmë rreth 1.5 milionë euro në vit në laboratorë dhe mjete kërkimi

03.10.2022 - 10:54

Ministrja e Arsimit e Sportit Evis Kushi gjatë  Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë duke vlerësuar iniciativën e Akademisë së Shkencave thotë se  Nano teknologjia është një zgjidhje që shërben duke filluar që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike, teksa thotë se rreth 1.5 milionë  euro financohen në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin.

“Sot flitet për Nano shkencën dhe Nano teknologjinë. Sot sfidat janë më të mëdha dhe me të vështira. Lufta, kriza energjetike, dhe shumë të tjera, Nano teknologjia është një zgjidhje që përmirëson jetën tona. Që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike. Përgatitja e pajisjeve të reja…etj. Por, zhvillimet aktuale në Nano teknologji, po rriten me ritme kaq të shpejta, saqë po kthehet në sfidë për shoqërinë.

Ajo që po i shqetëson shkencëtarët është se politikat në mbështetje të kësaj shkence duhet të rritet edhe më shumë. E vlerësoj shumë iniciativën e akademisë së shkencave për të krijuar platformën Nano alb…Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumente të Nano shkencës”, tha Kushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takim me drejtues të ZVAP Shkodër

Ministrja Kushi: Kujdes për masat dimërore


Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla