MENU
klinika

Kalonte vazhdimisht aty...

Ky është drejtuesi i kamionit që shpërtheu urën e Krimesë

08.10.2022 - 18:21

Një 51-vjeçar mësohet se është drejtuesi i kamionit me eksploziv që shpërtheu në orët e para të së shtunës në Urën e Krimesë .

Media ukrainase Tpyxa raporton se burri quhet Makhir Yusobov .

Ai punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit , në lindje të Krimesë.

Ai ka kontaktuar për herë të fundit me familjen dy ditë më parë.

Me interes është informacioni se udhëtimi për në urë është dashur të zgjasë gjysmë ore, por për arsye të panjohura atij iu deshën gjashtë orë.

Sulmi vrau shoferin dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Krimeja dhe Donbasi mbajnë peng marrëveshjen”

“Kievi dhe Moska kanë rënë dakord për…”