MENU
klinika

Serie A, Java 8

Lazio bind me “poker”, arrin vendin e dytë

02.10.2022 - 14:30

Lazio ka bindur në javën e tetë të Serie A, duke fituar thellë në shtëpi 4-0 ndaj Spezia-s. Një fitore që e ngjit në vendin e dytë me pikë të barabarta me Atalantën dhe Milanin, me bergamaskët që kanë një ndeshje më pak.

Shansin e parë për Lazion e ka Ciro Immobile që shpërdoron një 11-metërsh në minutën e tretë. Më pas megjithatë, është Zaçagni që prish ekuilibirat e takimit duke i çuar shifrat në 1-0.

Në minutën e 24-t është Romagnoli që shënon golin e dytë për Lazion dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë për kryeqytetasit. Në pjesën e dytë, është Milinkovic Savic që mendon për të vulosur takimin.

Mesfushori serb realizon në minutën e 62 duke e çuar rezultatin në 3-0. Në fundin e takimit pokeri plotësohet po nga Milinkovic Savic që realizon pas një asisti të Elseid Hysaj.