Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie ndonëse nuk është shfaqur asnjëherë me partnerin në publik. Pas zbulimit të lajmit u tha se ajo së shpejti do hedhë hapin e madh drejt martesës
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në një ditëlindje dhe ajo çka u vu re ishte barku i rrumbullakosur i Marizës.
Ishte vetë artistja që publikoi një video duke kërcyer me mikun e saj, Eraldo Rexhon dhe në pah i duket barku i fryrë. Nuk duhet ende nëse Ikonomi është në pritje të ëmbël apo thjesht disa kile më shumë.
“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjeherë gabim. Mua nuk më frikëson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka.”- ka treguar Mariza gjatë një interviste në T.A.R, disa kohë më parë.
Ajo madje zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur. “Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë. Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”- u shpreh Ikonomi.