MENU
klinika

Ja videoja që ngriti dyshimet

Mariza Ikonomi në një pritje të ëmbël?

04.10.2022 - 09:21

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie ndonëse nuk është shfaqur asnjëherë me partnerin në publik. Pas zbulimit të lajmit u tha se ajo së shpejti do hedhë hapin e madh drejt martesës

Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në një ditëlindje dhe ajo çka u vu re ishte barku i rrumbullakosur i Marizës.

Ishte vetë artistja që publikoi një video duke kërcyer me mikun e saj, Eraldo Rexhon dhe në pah i duket barku i fryrë. Nuk duhet ende nëse Ikonomi është në pritje të ëmbël apo thjesht disa kile më shumë.

“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjeherë gabim. Mua nuk më frikëson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka.”- ka treguar Mariza gjatë një interviste në T.A.R, disa kohë më parë.

Ajo madje zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur. “Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë.  Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”- u shpreh Ikonomi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohen këngëtarët që do të performojnë

Koncerti/ Surprizat e natës së ndërrimit të viteve


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?