MENU
klinika

Pushtimi i Ukrainës

Mbështetësi i Putinit nuk i mban dot lotët: Ju që nuk shkoni në luftë jeni mbeturina

06.10.2022 - 12:29

Një mbështetës pro-Putinit shpërtheu në lot në televizionin shtetëror rus dhe i quajti ata që nuk duan të vdesin në luftë si “kalbje dhe mbeturina”.

Gjatë një interviste, Boris Korchevnikov tha se ishte e trishtueshme që disa rusë nuk e kuptojnë se për çfarë është kjo luftë.

Korchevnikov foli për patriotizmin dhe pyeti pse disa njerëz nuk u prekën nga ajo që po shihnin të ndodhte me ushtarët rusë në luftë.

“Nëse nuk mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj vendit tuaj edhe atëherë, ju jeni një kauzë e humbur, ju nuk jeni asgjë, ju jeni zero. Nuk ka nevojë t’i mësoni njerëzimit patriotizmin apo dashurinë. Ju jeni kalbëzuar, ju jeni mbeturina”, shtoi ai.

“Një ushtar rus do të vdesë në betejë për ju. Shikoni këtë njeri që po vdes për ju. Kuptoni se ai dha jetën për ju”, tha ai me zërin që i dridhej.

Julia Davis, e cila monitoron mediat ruse, postoi videon në Twitter dhe pretendoi se Korchevnikov u kërkoi njerëzve të tjerë të bashkoheshin në betejë, por nuk shprehu ndonjë dëshirë për ta bërë këtë vetë.

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla