MENU
klinika

Pritet largimi i sondës gjigande!

Mbyllet operacioni për kërkim nafte në Shpirag

28.10.2022 - 11:59

Duket se Kompania SHELL i ka dhënë fund ekspeditës së shpim kërkimit të naftës në Shpirag. Sot në mëngjes, në portin e Durrësit u ankorua anija trans-oqeanike “Pacific Fortitude” me flamur të Liberisë.

Anija, e cila ka një kapacitet për 20 mijë ton ngarkesë është pozicionuar në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Mësohet se në anije do të imbarkohet sonda e cila për muaj me radhë shpoi në Shpirag në kërkim të naftës.

Destnacioni i anijes pas portit të Durrësit është “Port Khalid” në Emiratet e Bashkuara. Duket se sonda është marrë me qira nga kompani arabe që merret me shpimin dhe nxjerrjen e naftës. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse në Shpirag u gjendën apo jo rezerva nafte. Kryeministri Rama pak javë më parë u shpreh për një “sihariq të madh që pritej nga Shpiragu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Deklaratat e Ramës, janë bërë edhe më herët!"

REL: E vërteta mbi zbulimin e naftës dhe gazit në Shqipëri

Goditja e naftës, një shans për industrinë

CNBC/ “Durojmë sot për të marrë fitimet nesër”


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin