MENU
klinika

Vetëm 4 ekipeve nuk u ka shënuar

Messi thellon rekordin, 40 “viktima” në Champions

06.10.2022 - 14:48

Kundër Benfica-s, Lionel Messi vendosi një rekord të ri. Skuadra portugeze është e 40-ta që ka pësuar të paktën një gol nga “Pleshti” argjentinas në Champions League.

Askush si shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, që nga debutimi i tij në top-turneun kontinental për klube, nuk ka arritur t’iu shënojë kaq shumë skuadrave kundërshtare. 35-vjeçari nga Rosario nuk ia ka dalë të shënojë vetëm kundër katër skuadrave: Atlético Madrid, Inter, Rubin Kazan dhe Udinese.

Atlético dhe Inter janë skuadrat ndaj të cilave nuk ka shënuar në kohën më të gjatë, 360 minuta lojë. Me friulianët ishte “pagëzimi” i tij në Champions dhe luajti vetëm 70 minuta. “Viktima” e preferuar e Messit është Arsenal, ndaj të cilit ka shënuar 9 herë në 537 minuta lojë (6 ndeshje). Pra, “topçinjtë” i ka ndëshkuar mesatarisht me një gol çdo 59 minuta e 40 sekonda.

Ronaldo-Messi, rivaliteti në Champions – Sa herë që afrohet një ndeshje e Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo kafshon thonjtë në shtëpi. Ai e di se mundësitë e tij të fundit për të rritur shifrat e golave në një kompeticion që e shpalli “Mister Champions League” po humbasin.

Portugezi mund ta humbasë këtë titull në muajt në vijim, nëse Leo Messi rezulton i suksesshëm para portës. Mos e humbisni, por shikoni që avantazhi që ka pasur 37- vjeçari jo shumë kohë më parë është reduktuar në asgjë.

Tani për tani, pas xhiros së tretë të fazës së grupeve, CR7 kryeson tabelën e golashënuesve më të mirë me 140 gola. I dyti është Leo Messi, me 127 gola. Pra, 13 gola larg portugezit. Pas këtyre dy gjenive, në një distancë të madhe janë Robert Leëandoëski (89 gola) dhe Karim Benzema (86 gola), në atë që është gjithashtu një luftë e bukur për të zbuluar se cili do të jetë “okupatori” i tretë i këtij podiumi historik.

Edhe pse mbetet për t’u parë se sa larg do të shkojnë Erling Haaland (26 gola) dhe Kylian Mbappé (36 gola), pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kërcënohet vetëm nga argjentinasi. Pra, ajo që shqetëson Cristianon tani është kërcënimi i Messit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Chelsea mposht Milanin, Juve bën detyrën, ngec PSG