MENU
klinika

Paralajmërimi

Meta: Pas 29 tetorit do largohen personalitete nga LSI-ja, PL do jetë me emra të rinj

14.10.2022 - 23:03

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se vendimin për ndryshimin e emmrit të LSI-së në PL e ka menduar prej kohësh. I ftuar në emisionin ‘Spotlight’ në Vizion Plus, Meta ka deklaruar se pas datës 29 Tetor do të zgjidhet një Komitet i Përhershëm i Partisë së Lirisë që do të sjell emra të rinj në parti. Po ashtu ai ka paralajmëruar largimin e disa personaliteteve të LSI-së.

“Vendimi për ndryshimin e emrit nuk u mor për 4 orë. Ata nuk donin ta besonin që Luli ishte i shitur. U kam bërë edhe një letër të dyve e kenë arkivën e presidencës. Bashës dhe Kryemadhit. Duke qenë se janë zgjedhjet dhe situate është e tensionuar, e shikoja që Basha ishte në sinkron me Ramën u them keni përgjegjësi të madhe. Nuk e bëra kot. Nuk kisha ndonjë besim të madh. Unë e kam thënë se nëse kjo opozitë nuk fiton zgjedhjet unë do të jem në krye të opozitës. Kur je peng nuk ke sit ë fitosh. Në 26 Prill kam bërë të qartë që Ilir Meta në 24 Korrik mbaron deturën dhe më 25 kthehet. Disa gjëra i kam menduar prej kohësh. Për shumë çështje kemi diskutuar, por ata e kanë pranuar që kanë bërë gabime. E dinin që kjo ishte zgjidhje e pashmangshme. Më 29 tetor kurorëzohet program politik i Partisë së Lirisë. Nuk kemi ende një program sepse do të diskutohet me grupe pune. Do të zgjidhet Komiteti i Përhershëm. Shumë personalitete që kanë qenë të LSI mund të mos jenë aty dhe shumë të tjerë që vijnë me qasje tjetër nga kjo forcë politike do kenë mundësi të përfshihen”, tha ai.