MENU
klinika

“Në 3 vite janë pastruar 1.2 mld euro”

Meta: Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit

02.10.2022 - 12:19

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se Shqipëria është e fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj, për industrinë prodhuese dhe për eksportet e mallrave dhe shërbimeve.

Sipas Metës “kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.”

Meta shkroi se “sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.”

Postimi i plotë:
Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj.
Të fundit në rajon për industrinë prodhuese.
Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.
Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.
Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.
Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.