MENU
klinika

“Kur s’ka Rusi në tavolinë, s’ka as Serbi”

Ministri serb e pranon: Ne varemi nga Moska!

17.10.2022 - 12:54

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vlerësuar si një të rëndësie tepër të madhe miqësinë mes dhe Beogradit dhe Moskës. Në një deklaratë publike për mediat serbe, Vulin ka deklaruar këtë të dielë për mediat në Beograd se mbijetesa e Serbisë në arenën ndërkombëtare varet nga Rusia.

“Kur nuk ka Rusi në tavolinë, nuk ka as Serbi. Millorad Ekmeçiç na mësoi se ‘serbofobia është vetëm një degë e rusofobisë’. Marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera që na pranojnë pa shantazhe dhe kushte janë e ardhmja e Serbisë. Pse duhet të jemi pjesë gjeografike e çdo aleance?,”- theksoi Vulin.

Në fjalën e tij, Vulin ka shprehur mosbesim ndaj propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë përfitime ekonomike dhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit të shtetit serb në Bashkim Evropian.

Deklaratat pro-ruse të ministrit të Brendshëm serb vijnë vetëm disa ditë pasi ai pati disa takime me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko dhe atë kinez Chen Bo, të cilëve u kishte kërkuar ndihmë dhe këshilla rreth Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jam lodhur me deklarata të tilla hipokrite..."

Foli kundër prekjes së kufijve/ Daçiç i ashpër me Pendarovskin