MENU
klinika

"Mos dysho për sovranitetin e ishujve grekë"

Mitsotakis ia thotë troç Erdoganit: Mjaft më!

07.10.2022 - 11:00

Një episod verbal ka ndodhur në darkën e liderëve në Samitin joformal në Pragë midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas burimeve për mediet greke, presidenti turk tha gjatë darkës se është Greqia ajo që po provokon me sjelljen e saj, duke rritur tensionet mes dy vendeve.

Pas kësaj kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është kundërpërgjigjur menjëherë Erdoganit teksa i ka kërkuar të ndalojë retorikën e tij sulmuese ndaj Greqisë.

“Mjaft, duhet të ndalosh së vëni në dyshim sovranitetin e ishujve grek”, citohet t’i ketë thënë kryeministri grek Erdoganit.

Më tej ai i tha se duhet të ketë mirëkuptim midis dy vendeve, pa retorikë ekstreme dhe se çështja duhet të zgjidhet me dialog. Sakaq raportohet se presidenti turk u ka thënë gazetarëve turq, se shumë vende në Samitin e Pragës kanë thënë se po prisnin një hap nga Turqia për të rifilluar dialogun me Greqinë.

Takimi Macron-Erdogan dhe “akulli” me Mitsotakis

Më herët, Emmanuel Macron i ka shprehur shqetësimin Rexhep Tajip Erdoganit për zhvillimet në Mesdheun juglindor.

Sipas burimeve të Elysee, gjatë takimit që kanë pasur në margjinat e Sinodit në Pragë, presidenti francez i tha homologut të tij turk se është i shqetësuar për zhvillimet dhe tensionin në rritje në Mesdheun Juglindor. dhe theksoi se dy palët (Greqia dhe Turqia) duhet të kthehen në tryezën e dialogut, ndërsa informacionet thonë se ai i kërkoi Erdoganit të ulet me Mitsotakis në tryezën e Sinodit.

Ai gjithashtu thuhet se i bëri thirrje që të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut. Macron kujtoi gjithashtu presidentit turk se sa të rëndësishme janë sanksionet për Rusinë, duke kërkuar që ato të mos lejohen të anashkalohen.

Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore