MENU
klinika

Arsyeja

NATO shton praninë në Greqi dhe Ballkanin Perëndimor

05.10.2022 - 11:10

Raportet e Ballkanit me Moskën, kanë qenë gjithnjë të ndërlikuara, pasi një pjesë e mirë e vendeve të Mesdheut lindor, janë distancuar tërësisht nga retorika ruse e politikës dhe i kanë dalë kundër asaj, duke mbajtur qasje pro-perëndimore.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe sa i përket integrimit të rajonit në NATO, pasi me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut pjesë në organizatë (përpos vendeve të rajonit si Greqia apo Kroacia, të cilat kanë qenë anëtare), edhe prania ushtarake perëndimore është shtuar, duke dhënë garanci për stabilitet.

Mbi të gjitha, në kushtet kur në fillimvitet 2000, vendimi i NATO-s me promotorë kryesore Amerikën, për të ndërhyrë në Kosovë, u mor…

Kohët sot, janë të tilla, që me agresionin rus në Ukrainë, kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit.

Ndaj, SHBA-të kanë vendosur ta shtojnë praninë ushtarake në rajonin juglindor të kontinentit të vjetër.

Në rajonin e Evropës Jugore për shembull, ka pasur shtim të vëmendjes, ku janë grumbulluar një seri avionësh të vendeve aleate, që prej F-16I nga Izraeli, A-200A nga Italia, Rafalët francezë apo F-15 amerikanë.

Në Greqi veçanërisht, prej vitit 2018, ka pasur investime të shumta nga komanda evropiane e NATO-s dhe SHBA-të.

Në Greqi për shembull, u zhvillua një stërvitje e përbashkët mes shtatë vendeve anëtare plus vetë Greqinë, nën emërtimin INIOCHOS21, ku synimi ishte ndërveprimi mes forcave ajrore dhe bashkërendimi i taktikave më të sofistikuara ushtarake, në luftën në ajër.

Në Shqipëri vetë, investimet kanë qenë të jashtëzakonshme ushtarakisht, që prej zhvillimit të stërvitjes më të madhe të përbashkët ushtarake në Ballkan në 30 vitet e fundit, Defender Europe 21, ka pasur edhe lajme të mëdha, të cilat i përkasin instalimit të bazave të NATO-s, në Kuçovë fillimisht, në bazën ajrore, e më pas edhe me lajmin se një bazë detare, është në tratativë e sipër, në Porto Romano.

Shumë ka përfituar edhe Greqia nga angazhimi i ri i ndërmarrë, duke përftuar avionë ushtarakë, ndër të cilët edhe modele të fundit.

Për këtë arsye dhe të tjera, është me rëndësi të theksohet se NATO në Ballkan, po lëviz.

Sot, më shumë se kurrë./  Nga Il Messagero, përkthyer nga Albanian Post

Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore