MENU
klinika

Përfaqesuesja e FMN në Shqipëri

“Ndihmat duhet t’i marrin ata që realisht kanë nevojë!”

10.10.2022 - 11:09

Shefja e misionit të FMN -së në Shqipëri, Yan Sun u pyet edhe për ndihmën që qeveria shqiptare duhet të japë për shtresat në nevojë. Sipas saj, ndihma duhet të merret nga ata që kanë realisht nevojë. Ajo u shpreh se FMN ka rekomanduar se kjo mbështetje duhet të jetë e targetuar.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale ku borxhi është 70% dhe në situatën e krizës gjithashtu dhe në kushtet financiare që janë në shtrëngim e sipër  është e vështirë rritja, që do të thotë se duke pasur parasysh që kemi kushtet e financimit, nuk mund të kemi një rritje të kësaj mbështetje në terma financiare.

Por ne kemi rekomanduar që  kjo mbështetje të jetë me e targetuar, në mënyrë që ta marrin ata që realisht kanë nevojë. Pra jo gjithëkush.

Edhe kur flasim për pjesën e personave në nevojë, të gjithë kanë nevojë për tu mbrojtur. Edhe kur vjen fjala të çmimi i energjisë janë në gjendje ta përballojnë atë.

Nga ana tjetër është e rëndësishme për të rritur së kësaj situatë për të shkuar drejt ruajtjes së energjisë por edhe ripërtërinit të energjisë.

Pra duke patur parasysh që kemi rritje të inflacionit, edhe politika fiskale duhet të shkojë në këtë linjë. Duhet të rruhet ky linjëzim”, tha Yan Sun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrja Ibrahimaj për "Zërin e Amerikës"

“FMN parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike”


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve