MENU
klinika

Mbledhja e Këshillit Kombëtar

Negociatat me aleatët fillojë nga nesër, Paloka: Bisedimet do drejtohen nga Sali Berisha

01.10.2022 - 15:27

Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, është shprehur se sot është miratuar rregullorja për primaret në këtë forcë politike dhe nga nesër do të nisin negociatat me aleatët, për përgatitjen për zgjedhjet vendore të pranverës 2023.

“Sot mbyllëm rregulloren; të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë Kryetari i PD-së do të jetë negociatori kryesor, pra zoti Berisha”, u shpreh kreu i Këshillit Kombëtar, pas mbeldhjes.

Si do të zgjidhet çështja me aleatët e PD-së, do të ketë negociata me ta, do të ndahen zona të caktuara apo do të zhvillohen primare në të gjitha degët e PD-së?

Paloka: Menjëherë, pas ditës së sotme, meqënëse ishte procesi i miratimit të rregullores, në një farë mënyre “pengesë” për këtë çështje, menëherë pas kësaj do të fillojnë kontaktet me aleatët, me të cilët do të bashkërendohet edhe puna, edhe gjithçka tjetër. Detajet se si do të veprohet në rastin që thoni ju, në rast se do të vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitetet e tjera, do të përcaktohet gjatë këtyre bisedimeve.

Kush do të jetë negociator me aleatët?

Paloka: Sot mbyllëm rregulloren; të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë Kryetari i PD-së do të jetë negociatori kryesor, pra z. Berisha.